Sharja në Kuvend, Kujtim Shala kërkon nga Konjufca që ‘vërejtjen t'ia dërgojnë me postë’

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka marrë vërejtje nga Kuvendi i Kosovës për sharjen që ka përdorur sot në seancë.

Ai ka kërkuar që vërejtja t’i dërgohet me postë.

“Ma dërgoni vërejtjen me postë”- u kundërpërgjigj nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se faktet kanë treguar se Shala ka sharë pa mikrofon.

“Neni 65 lidhur me nënkryetarin Kujtim Shala. Zotëri Shala të gjitha faktet tregojnë që keni përdorur gjuhë jo parlamentare, por pa mikrofon dhe për këtë rregullorja më obligon që të ju japim vërejtje për këtë shkelje” – tha Konjufca.

Një e sharë është dëgjuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës gjatë transmetimit direkt.

“Phuu, ta q*** tradhtarin e nanës..”- u dëgjua të thuhet gjatë seancës ku po diskutohet për takimit e Ohrit.

VIDEO – ‘Phu të q****a tradhtarin…’ – dikush dëgjohet duke sharë në Kuvend