Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shaqir Totaj me truall në vlerë 300 mijë euro

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj (PDK) ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Totaj ka deklaruar se ka në posedim një objekt afarist vlera e të cilit është 200 mijë euro dhe një truall me vlerë 300 mijë euro.

Totaj nuk ka deklaruar shtëpi apo banesë.

I pari i Prizrenit ka deklaruar dy vetura, njërën në pronësi të tij dhe tjetrën në pronësi të fëmijëve.

Si të ardhura ka deklaruar pagën e tij si kryetar i Prizrenit, të ardhura nga qiraja si dhe të ardhurat nga fëmijët dhe prindërit e tij.