Shaqir Totaj

Shaqir Totaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit

Tashmë është zyrtare që Partia Demokratike e Kosovës, do ta emërojë Shaqir Totajn si kandidat të saj për kryetar të Prizrenit. Kështu raporton Radiotelevizioni i Kosovës.

“Po dega është përcaktuar për Totajn”, tha burimi, duke njoftuar se nesër PDK bën edhe zyrtarizmin e kandidatit për Prizren.

Prezantimi i tij pritet të bëhet sot gjatë ditës, nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj.

Në orën 13:00 në oborrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të mbahet edhe konferenca për prezantimin e kandidatit. RTK