Foto: Ilustrim

Shantazhuan gjilanasin, arrestohen dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka arrestuar personat: S.P. dhe M.S. nga Maqedonia e Veriut të dyshuar për shantaz ndaj M. S. nga Gjilani me qëllim zhvatjeje.

Prokuroria Themelore ne Gjilan, përmes një njoftimi bën të ditur se të dyshuari (S.P. dhe M.S.) duke e shantazhuar viktimën (M.S.) banorë i Gjilanit se do të zbulojnë diç në lidhje me të, që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tij, e detyrojnë të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij, duke ia marr shumën prej 200,000 franga zvicerane.

Sipas prokurorisë, arrestimi i të dyshuarve është bërë në flagrancë nga policia me autorizim të Prokurorit të shtetit.

“Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmerr veprime hetimore dhe sot më datë: 22.07.2022,  rreth orës 20:10, të njëjtit janë arrestuar në flagrancë duke pranuar shumën prej 6,000 euro, dhe  me vendim të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e prokurorosë.

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente.