Ilustrimi: Pixabay

Shantazhoi një grua me publikim të fotove në ‘Facebook’, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Obiliq, i cili dyshohet se ka shantazhuar një grua duke i shpërndarë foto dhe video incizime në rrjetin sociale ‘facebook’.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:10.