Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Shantazhoi dhe kanosi një person - Policia arreston të dyshuarin pas tetë muajsh
03.12.2024 - 11:03
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet, se ka shantazhuar dhe kanosur një person tjetër, në Klinë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në muajin Prill 2024.
Ndërkaq, Policia thotë se dje, më 02.12.2024, të dyshuarit i është bastisur banesa dhe zyra.
“Gjatë bastisjes, janë konfiskuar: 1 (një) PC, 2 (dy) laptop, 1 (një) telefon dhe disa USB.” – thuhet në raportin 24 orësh, të lëshuar sot, më 03.12.2024.
Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje – njofton Policia e Kosovës.