Shantazhet në Drenas – LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet huliumtimi rreth sulmit me koktej molotovi dhe me armë në drejtim të një prone komunale në Arllat të Drenasit, të marrë me qira nga një kompani e derivateve.

Si ndodhi që nënkoloneli i Policisë Valdet Bujupi të suspendohet ne lidhje më këtë pronë?

Cilat janë dyshimet që rëndojnë mbi nënkolonelin e Policisë?

Kënd dyshohet se e kërcënoi ai?

Çka fakton incizimi i Kkomunës së Drenasit, dhe çka dëgjohet duke thënë aty nënkoloneli Bujupi, gjatë hapjes së ofertave për të drejtën në shfrytëzim të pronës komunale ?

Si ndodhi që Inspektorati Policor i Kosovës ta mbyllë rastin e nënkolonelit dhe pse ky rast u hap përsëri?

Pse suspendimi nuk kishte ndodhur herën e parë dhe me urdhër të kujt u mbyll hetimi për nënkolonelin Bujupi?

Për çka dyshohen 2 zyrtarët e tjerë të Policisë që u suspenduan lidhur me këtë pronë?

A ka të dyshuar ende për hedhjen e molotovit dhe gjuajtjen me armë në pronën komunale?

Cili është versioni i kryetarit Ramiz Lladrovci rreth këtij problem?

Çka thotë kompania e cila e ka fituar tenderin e kësaj prone, e çka kompania e cila e pati në shfrytëzim për 10 vite këtë pronë komunale?