Halit Shaljani

Shaljani: Nëse ka pasur prova në rastin e parë të 11-vjeçares, përgjegjësia për mosveprim u bie institucioneve

Avokati Halit Shaljani, i cili paraprakisht kishte ushtruar detyrën si polic, lidhur me rastin për dyshim të trafikimit dhe përdhunimit të 11-vjeçares, ka thënë se edhe prindërit nuk janë kujdesur.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” shtoi se nëse ka pasur prova që do mund të identifikoheshin përgjegjësia bie tek institucionet.

“Pjesa e parë kur ka ndodhë një dhunim dhe trafikim e konsideroj se së pari prindërit nuk janë kujdesur, së dyti, nëse ka pasur prova me të cilat ka mund të identifikohet hetimi dhe nuk është ndërmarrë veprim, është përgjegjësia tek institucionet”- ka thënë Shaljani.

Sipas tij, nëse ka pasur trafikant, pra nëse ka prova, është dashur të identifiohen personat menjëherë e jo të pritet deri te rasti i dytë.