Shala: LDK-ja është partia e rrënjëve të Kosovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social në facebook ka falënderuar përkrahësit e tij për votat që i kanë dhënë për përzgjedhjen e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Të dashur qëndrestarë të LDK-së, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që i keni dhënë LDK-së, lëvizjes shqiptare të Kosovës, themelueses dhe garantueses së shtetit tonë. Falënderoj të gjithë ata qytetarë që kanë zgjedhur të më votojnë mua si kandidat të LDK-së dhe edhe një herë më kanë dhënë besimin që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Shala.

Ai tutje ka thënë se besimi i përsëritur i qytetarëve është nderi më i madh për të.

“LDK-ja do të hapë një faqe të re te veten dhe të Kosovës. LDK-ja është partia e rrënjëve të Kosovës. LDK-ja nuk është vetëm një alternativë politike, por shenja thelbësore e shtetit tonë”, ka shkruar Shala.

Kujtim Shala është deputeti i dytë më i votuar nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës me gjithsej 32,700 vota, pas Avdullah Hotit.

LDK me 15 ulëse në Kuvend, ja kush arriti të bëhet deputet