Shala: Kosova aktualisht nuk ka tarifa të energjisë elektrike - VIDEO

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është takuar sot me Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Në ketë takim është diskutuar për situatën e krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike.

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, është deklaruar për media pas takimit.

“Me kërkesë të bordit të ZRRE-së kemi dëgjuar sfidat dhe shqetësimet që ka bordi i ZRRE-së me vendimin e gjykatës për çështjen e tarifave”, ka bërë të ditur Shala.

Tutje, ai ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë ende nuk ka vendim për tarifat e energjisë elektrike.

“Situata është tejmase shqetësuese, bordi i zyrës së rregullatorit aktualisht nuk ka qëndrim, është pa qëndrim të qartë dhe presim zhvillime të mëtutjeshme, sinqerisht ëshët situatë mjaftë e ndërlikuar si rezultat i një procesi të mëhershëm”, ka thënë Shala.

Vendimi për tarifat e energjisë, Komisioni për Ekonomi në takim të mbyllur me Bordin e ZRrE-së