Shaip Kamberi në Kuvendin e Serbisë: Harta që postoi Vuçiq - politikë e viteve '90, e dimë si ka përfunduar

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i është drejtuar kryeministres Ana Bërnabiq lidhur me gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve që po përdoret nga ministrat në Serbi.

Ai i rikujtoi asaj se për të hyrë në Kosovë asaj dhe ministrave u duhet leje e veçantë.

Kamberi këto komente i bëri në një seancë në Parlamentin e Serbisë, ku ka komentuar edhe provokimin e fundit të Aleksandar Vuçiqit, i cili në rrjetin social Instagram para pak ditësh postoi hartën e Kosovës me flamur të Serbisë dhe objekte fetare.

Këtë të fundit Kamberi e quajti “parullë të viteve ’90”, e cila sipas tij të gjithë e dinë si ka përfunduar.

Kamberi po ashtu theksoi se kjo lloj politikë dhe gjuhë e urrejtjes ndaj shqiptarëve e largon vendin nga integrimi evropian.

Më poshtë keni fjalimin e plotë të deputetit Shaip Kamberit: