Foto: Shaip Kamberi, Facebook

Shaip Kamberi i kërkon Besnik Bislimit që t’i përfshijë më shumë në dialog me Serbinë

Numri dy i qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci po qëndrojnë në Luginën e Preshevës në një vizitë zyrtare.

Sot, ata janë pritur nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Përmes një njoftimi në Facebook, Kamberi tha të ketë kërkuar më shumë prezencë të ekzekutivit kosovar në Luginën e Preshevës përmes projekteve konkrete.

“Biseduam për rrjedhat e përgjithshme politike në Luginë të Preshevës e rajon, nevojën e prezencës më të madhe të Republikës  së Kosovës në Luginë të Preshevës me projekte konkrete, nevojat e qytetarëve të Luginës në Kosovë e sidomos për angazhim më të madh të përfshirjes të të drejtave të shqiptarëve në dialog me Serbinë duke aplikuar parimin e reciprocitetit” – thuhet në njoftimin e Kamberit.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka refuzuar të takoj zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministren Nagavci.

Ai për KALLXO.com tha se nuk është i kënaqur me qasjen e partisë e cila qeverisë në Kosovë.

Kryetari i Preshevës nuk takon Bislimin e Nagavcin: Nuk jam i kënaqur me qasjen në dialog

www.kallxo.com