
Shahistja iraniane që refuzoi ta vishte hixhabin merr nënshtetësinë spanjolle
Një shahiste iraniane, e cila u transferua në Spanjë në janar, pasi garoi pa hixhab dhe kishte një urdhër arresti kundër saj në Iran, i është dhënë nënshtetësia spanjolle, thanë autoritetet spanjolle të mërkurën.
Sarasadat Khademalsharieh, e njohur më mirë si Sara Khadem, mori pjesë në Kampionatin Botëror të Shahut të Shpejtë dhe Blitz FIDE të mbajtur në Kazakistan në fund të dhjetorit pa hixhabin në kokë që është e detyrueshme sipas kodeve strikte të veshjes islame të Iranit.
Ligjet që e zbatojnë veshjen e detyrueshme të hixhabit u bënë shkak gjatë trazirave që përfshiu Iranin kur gruaja 22-vjeçare iraniane-kurde, Mahsa Amini, vdiq në paraburgimin e policisë së moralit në mes të shtatorit.
26-vjeçarja i tha Reuters se nuk është penduar për gjestin e saj në mbështetje të lëvizjes protestuese kundër udhëheqjes klerikale të vendit të saj.
Gazeta zyrtare e Spanjës tha se kabineti e miratoi dhënien e nënshtetësisë për Khadem të martën “duke i marrë parasysh rrethanat e veçanta” të rastit të saj./Reuters