Jeta në Komunë, Dragash. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shaban Shabani përballë Jeta Xharrës- LIVE

Në emisionin e radhës “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës është i ftuar kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani.

Shabani, i cili është shef i qeverisjes lokale që tri vite flet për punët e kryera deri më tani por edhe ato që nuk ka arritë t’i përfundoj. Të gjitha premtimet e tij të dhëna para tri viteve në emisionin “Jeta në Komunë” do të maten në Krypometër.

Njëra prej temave që vazhdon të diskutohet në Dragash është edhe një projekt për ndërtimin e ujësjellësit i cili pritet t’i furnizojë rreth 15 fshatra së bashku me qytezën e Dragashit. Por, projekti është bllokuar për shkak të procedurave tenderuese.

Ambienti dhe mungesa e ujit të pijes nëpër shumë fshatra të Sharrit, gjithashtu është tema për të cilën jep përgjigje, Shaban Shabani i PDK-së.

Sa po zhvillohet turizmi në Dragash?

Pse në Komunën e Dragashit nuk është asnjë grua drejtoreshë?

Pse komuna që udhëhiqet nga Shaban Shabani nuk iu përgjigje fare Ministrisë së Pushtetit Lokal në raportin e performancës?

Për këto, por edhe tema të tjera, sonte, përballë gazetares Jeta Xharra është i ftuar i pari i Dragashit, Shaban Shabani.

Pjesë e debatit do të jenë edhe asamblistët, Naser Murtezani nga LDK, Lauart Krasniqi nga LVV, Florent Rufati nga AAK, Zaim Hajedini nga AKR dhe Jeton Qengaj nga organizata jo-qeveritare “Avoko”. Përmes lidhjes virutale në debat merr pjesë edhe Beqir Beqaj nga Radio Sharri.