Sfidat në mirëmbajtjen e Autostradës 'Arbën Xhaferi' mbi lumin Lepenc gjatë dimrit

 

Autostrada “Arbën Xhaferi” e cila lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut gjatë këtij sezoni dimëror do të jetë risi në mirëmbajtjen e rrugëve.

Këtë e ka thanë për KALLXO.com, drejtori i Departamentit për Mirëmbajtjen e Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Avdyl Ymeri.

“Risi është se gjatë këtij sezoni jemi të angazhuar në mirëmbajtjen e autostradave si tërësi, pasi ka përfunduar ndërtimi i tyre, e veçantë është mirëmbajtja e segmentit Doganaj – Hani I Elezit, si pjesë e Autostradës Arbën Xhaferi”, ka deklaruar Ymeri.

Sipas Ymerit, kjo pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi” shtrihet në  një teren mjaft karakteristik, pasi një  pjesë e madhe e saj shkon mbi Lumin Lepenc.

“Ajo pjësë e rrugës i ka të gjitha predispozitat të jetë pjesë e vështirë dhe rrjedhimisht do përkushtim të shtuar. Kompanitë janë të përgatitura me mjete teknike, kripë dhe resurse njerëzore”, përfundoi Ymeri.

Pas një pune të gjatë prej disa vitesh, u përurua autostrada Prishtinë – Elez Han “Arbën Xhaferi”, në hapje të së cilës kishin marrë  pjesë krerët e shtetit. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish  kryeparlamentari Kadri Veseli ishin pranishëm në ceremonini.

Hapja e Autostradës Prishtinë-Shkup bëhet me pesë muaj vonesë, pasi një gjë e tillë ishte e planifikuar të bëhej më 31 dhjetor të vitit 2018, mirëpo kjo nuk ndodhi. Kjo autostradë është   lëshuar për qarkullim të mërkurën (29 maj 2019)

Për këtë autostradë nga buxheti i shtetit i janë paguar 53 milionë euro më shumë kompanisë punëkryese Bechtel & Enka.

Me 5 muaj vonesë, sot hapet autostrada Prishtinë – Shkup

.