Sfidat e sigurisë së Ballkanit diskutohen në Itali

Me një minut heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Shqipëri, në Trieste të Italisë ka filluar te mbahet konferenca  njëditore në lidhje me sfidat rajonale të sigurisë e organizuar nga Këshilli I Bashkëpunimit Rajonal (RCC),  në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të Italisë.

Në konferencën ku po marrin perfekti i qytetit të  Triestes Valerio Valenti, Ministri i Komunikimit dhe Transparencës i Maqedonisë Veriore, Robert Popovski,  agjenci të sigurisë nga rajoni dhe 13 nga rajoni ndërsa synohet të koordinohet parandalimi i rreziqeve të sigurisë në Evropën Juglindore.

Konferenca do të jetë e ndarë në katër pjesë/panele.

Pjesa e parë do t’i kushtohet  luftimit të  lajmeve të rreme, manipulimeve të medias dhe diskursi të dhunshëm që  është një sfidë globale që e afekton Ballkanin Perëndimor, në veçanti për shkak të nivelit të ulët të standardeve dhe mungesës së rregullimit.

Bashkimi Evropian ka adoptuar Kodin e Sjelljes që së bashku me platformat e rrjeteve sociale ka ndihmuar në detektimin dhe largimin e milionave faqeve me përmbajtje të dhunshme dhe gjuhë të urrejtjes. Linja që e ndaj lirinë e shprehjes nga liria për të urryer dhe gënjyer është shumë e hollë

Në pjesën e dytë të konferencës do  të diskutohet në lidhje me rreziqet e armëmbajtjes pa leje, në veçanti pasi që Samitit  i Londrës  si segment i procesit të Berlinit dhe  Bashkimi Evropian kanë fokusuar angazhimin në reduktimin e numrit të armëve pa leje në posedim të qytetarëve.

Ky panel do të udhëhiqet nga SEESAC, një organizatë e përbashkët e krijuar nga RCC dhe UNDP.

Paneli i tretë do të diskutojë në lidhje me fenomenin e migrimeve në masë dhe kërkesave për azil. Ky panel do të udhëhiqet nga Iniciativa Regjionale për Migrim, Azil dhe Refugjate dhe IOM DCAF në Lubljanë.

Në panelin e katërt dhe të fundit do të diskutohet në lidhje me rreziqet e radikalizmit të të rinjve.

Me normat e larta të papunësisë të të rinjve, me shifra që 22.3% nuk kanë shkollim cilësor në Ballkanin Perëndimore, ky regjion është shndërruar në një vendburim potencial ku radikalizmi i të rinjve nuk është vetëm teori.

Edhe pse, narrativa kryesore është fokusuar te i ashtuquajturi Radikalizmi Islamik, gjithnjë në rritje është rreziku nga ekstremizma  tjerë fetarë dhe ideologjikë që në disa raste kalojnë kufirin dhe bëhen të dhunshme/

Ky panel do të udhëhiqet  nga Grupi për Integrime të Brendshme të Sigurisë në Qeverisje (IISG)

Konferenca e Trieste përbën një pikë kthese për bashkëpunimin regjional në fushën e sigurisë të udhëhequr nga RCC, ku do të synohet të mbështetet Bashkimi Evropian që të krijojë një hartë dhe t’u përgjigjet kërkesave për siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në komponentin e sigurisë të Procesit të Berlinit.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) është një kornizë bashkëpunimi gjithëpërfshirëse, rajonale. Kjo kornizë angazhon pjesëmarrësit e RCC-se  nga Evropa Juglindore (EJL), anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare dhe donatorë për tema që janë të rëndësishme dhe me interes për EJL, me qëllim promovimin dhe avancimin e integrimit evropian dhe euro-atlantik të rajonit.

Në konferencë po merr pjesë edhe Koordinatori Nacional për parandalim të radikalizimit të dhunshëm dhe  kundër terrorizëm i Kosovës, Fatos Makolli.

Këshilli ka 46 anëtarë, në mesin e tyre edhe Kosova. Aktualisht Sekretare e Përgjithshme  është Majlinda Bregu.