Sezoni i verës – Policia në Shqipëri bllokon 44 mjete lundruese brenda një jave

Policia e Shqipërisë ka shtuar kontrollet e vijës bregdetare, liqeneve dhe lumejve përmes Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.

Përmes operacionit “Siguria Detare”, nga Ksamili në Koman u bllokuan 44 mjete lundruese.

Prej tyre 21 janë ‘Jet Ski’, 13 janë skafe, 6 janë gomone dhe 4 varka metalike.

“25 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë. 13 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin. 6 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë dhe Koman” – njofton Policia e Shtetit.

10 mjete lundruese u konstatua se lundronin brenda perimetrit të sigurisë, me ç’rast rrezikonin jetën e pushuesve, drejtuesit e mjeteve u gjobitën me 100 mijë deri në 120 mijë lekë të rinj.

“Drejtuesit e 34 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni” – njofton Policia e Shqipërisë.

Turistet dhe vizitorët u ndihmuan në 14 raste gjatë javës nga Policia e Shtetit. Në shumicën e rasteve, sipas njoftimit, u rrezikohej jeta për shkak të prishjes së mjeteve lundruese.

Policia apelon që të respektohen rregullat dhe perimetri i sigurisë teksa fton pushuesit të denoncojnë shkeljet.