
Ngritja e flamurit të Ukrainës në Kiev, Foto: Faqja zyrtare e Presidencës ukrainase
Seuli: Koresë së Veriut i janë vrarë e plagosur mbi tremijë ushtarë në Ukrainë
Koresë së Veriut mund t’i jenë vrarë dhe plagosur më shumë se tremijë ushtarë në Ukrainë – duke përfshirë 300 vdekje dhe mbi 2.700 raste të plagosjes dhe lëndimit.
Kështu i ka thënë një deputeti të Koresë Jugore Agjencia vendase e spiunimit – ka raportuar të hënën, më 13.01.2025, Agjencia e lajmeve Reuters.
Autoritetet e Koresë Veriore duket se po u bëjnë thirrje ushtarëve të vet që të bëjnë vetëvrasje, duke hedhur veten në erë për t’iu shmangur rënies në duar të ukrainasve – ka thënë deputeti jugkorean, duke iu referuar Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (NIS).
Ushtarët e kapur të Koresë Veriore nuk kanë treguar qëllimin për t’u kthyer në Korenë Jugore, megjithëse Seuli do të bashkëpunonte me Ukrainën nëse do të kishte një kërkesë të ngjashme – ka raportuar Agjencia e lajmeve Yonhap, duke iu referuar NIS-it.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com