Sesion informues në Gjakovë mbi Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, në bashkëpunim me organizatën ‘Save the Children’ dhe me komunën e Gjakovës, kanë organizuar një sesion informues mbi Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Ky ligj tashmë është miratuar dhe pritet të hyjë në fuqi në qershor të vitit të ardhshëm, pasi të nxirren edhe të gjitha aktet nënligjore përcjellëse.

Përfaqësues të organizatave të pranishme, bashkërisht kanë konstatuar se Kosovës i ka munguar një ligj i tillë dhe kanë shprehur bindjen se me hyrjen e tij në fuqi, fëmijët tanë do të kenë një mbështetje dhe një mbrojtje edhe më të madhe, thuhet në komunikatën e komunës së Gjakovës.