Sërish vërshime në Drenas, Komuna bën apel për kujdes

Komuna e Drenasit ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes për shkak të nivelit të ngritur të ujit në disa zona nga reshjet e shiut.

Në komunikatën në rrjetin social “Facebook”, rruga Drenas-Dobroshec, përkatësisht te ‘Guri i Plakës’, është thuajse e pakalueshme me tendenca të mbylljes. Ndërsa, edhe në Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përfshirë nga uji.

Sipas tyre, ekipet përkatëse emergjente janë të njoftuara për gjendjen dhe janë në teren, te gatshëm për intervenime dhe kanë kërkuar që për çdo emergjencë, të lajmëroheni te Zyrtari për Emergjencë, në numrin e telefonit 049978948.

Këto janë disa fotografi nga gjendja e vërshimeve në disa pjesë të Drenasit, që janë publikuar nga komuna.