Foto: Rtv21

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan me grupin e tifozëve “Komitët” në lagjen “Gjorçe Petrov”.

Tifozët duke shikuar drejt tyre u brohorisnin thirrje që përmbante gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Pasi dasmorët zbritën nga veturat, tifo grupi u shpërnda.

Nuk dihet se cili është epilogu i këtij rasti, pasi ende po punohet në zbardhjen e tij. Janë identifikuar 16 persona dhe po kërkohen edhe të tjerë, ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme premton se do të parashtrohen kallëzimet penale për kryerësit e veprës penale.

“Ministria e Punëve të Brendshme do të ketë tolerancë zero për rastet e tilla kështu që do të punohet intensivisht dhe seriozisht që të sanksionohen kryerësit”, theksoi Suzana Praniq Talevska, zëdhënëse e MPB-së./RTV21