Foto: RTV 21

Sërish tërmet në Shqipëri

Një tërmet i ri është regjistruar para një ore në Shqipëri.

Siç njofton Tv Klan, tërmeti i fundit goditi Shqipërinë në orën 09:05 dhe ishte me magnitudë 3.5.

Epiqendra e tërmetit ishte 31 km në perëndim të Tiranës, dhe 2 kilometër në veri të Durrësit. Tërmeti goditi në një thellësi prej 20 kilometrash.

Pas tërmetit të djeshëm të fuqisë 5.8 ballë të Rihterit, i cili la dhjetëra të lënduar, në Shqipëri ka pasur dridhje të tjera të tokës gjatë natës.

Së paku 6 tërmete kanë dridhur Shqipërinë që nga mesnata deri në ora 7:00.

Edhe gjashtë tërmete e goditën Shqipërinë pas mesnate (FOTO)

Pas tërmetit, Rama kërkon inspektim të detajuar të çdo pallati

www.kallxo.com