CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Sërish numër i lartë i të vdekurve me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, transmeton të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bazë të të cilave brenda 24 orëve të fundit, 21 persona kanë vdekur 21 me COVID-19.

Kurse, nga 10,609 testime, 1,278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 20,346 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901,013 doza të vaksinës. Deri më sot 306,287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ministra tutje ka njoftuar se sot janë shëruar 1,248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122,140.

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 26,534.