Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Sërish kolona e pritje të gjata në Merdarë

Qytetarët që kanë zgjedhur pikën kufitare në Merdarë për të shkuar drejt vendeve europiane janë përballur me pritje të gjata gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit të publikuar një orë më parë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë qytetarët kanë pritur një orë deri në një orë e 20 minuta.

Ndërsa, për të hyrë pritjet në këtë pikë ishin 3 deri në 5 minuta.

Megjithatë, sipas njoftimit të ri të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova në këtë pikë janë 20 deri në 30 minuta.

Ndërsa, në pikat e tjera kufitare pritjet janë ndërmjet 3 e 10 minuta.

Kurse, për të hyrë pothuajse në të gjitha pikat pritjet janë 3 deri në 5 minuta.