Sërish kokainë në banane, sekuestrohen 6,5 kg lëndë në një kontejner në Portin e Durrësit

Një tjetër sasi kokaine është sekuestruar pasditen e sotme në Portin e Durrësit. Policia bën me dije se në vazhdimin e operacionit “Rada” janë sekuestruar 6.5 kilogramë kokainë. Mësohet se lënda narkotike është gjetur në kontejnerët e firmës ‘Alba Exotic Fruit’, pas një kontrolli të imtësishëm të 10 kontejnerëve të kësaj kompanie.

“Alba Exotic fruit” kishte porositur sasinë e bananeve nga Ekuadori, në kontejnerin e së cilës u gjet 11 kg e 650 gram kokainë 10 ditë më parë.

Në vijim të operacionit “Rada” pasditen e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit është ushtruar kontroll i imtësishëm në 10 kontenierë për llogari të kësaj kompanie, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në një nga kontenierët u gjetën dhe u sekuestruan 6.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.”- njofton policia./ OraNews