Sërish grumbuj njerëzisht në qytet, Instituti i Shëndetësisë ka disa apele për qytetarët

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë apel të qytetarët për kujdes në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Numri i të infektuarve në Kosovë tashmë është 135 ndërsa po vazhdon udhëzimi për izolim dhe dalje minimale.

Më poshtë gjeni disa prej thirrjeve të IKPShK-së

  • Vërehen grumbuj të njerëzve në kryeqytet!
  • Ju lutemi qytetarëve të rrijnë në shtëpi dhe të mos grumbullohen!
  • Ruani higjienën, mbani distancën sociale, sepse këtë sfidë do ta kalojmë aq shpejt sa ne kujdesemi për veten dhe të tjerët!
  • Ne e kemi situatën ende nën kontrollë, për aq sa qytetari e ka nën kontroll vetveten!
  • Qytetarë të dashur! Ju lutem përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
  • Tani ju mund të na ndihmoni shumë duke qëndruar në shtëpi!
  • APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI!
  • Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
  • Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!
  • Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!
  • Mbani distancë sociale për 2 metra! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!
  • Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!
  • Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!
  • Ne situatën epidemiologjike po e mbajmë duke e frenuar me një fre duke bërë xixa!
  • Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj.
  • Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët!
  • Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju!