Sërish dyshime për shpërthim të mundshëm në Rektoratin e UP-së, Policia rrethon objektin

Një tjetër alarm për shpërthim në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës është raportuar sot në mesditë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë se rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Sipas saj, informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, theksoi ajo.

Objekti i Rektoratit është i rrethuar në të gjitha anët me shirita dhe nuk lejohet qarkullimi, ndërsa po lejohet lëvizja e qytetarëve në trotuare në afër të Rektoratit.

Ditë më parë ka pasur alarm për bombë në Rektoratin e UP-së por që rezultoi të ishte i rremë.

KALLXO.com sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com