Avokati i Popullit

Sergjan Sentiq emërohet zëvendës i Avokatit të Popullit

Kuvendi i Kosovës ka emëruar sot një zëvendës të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.

Më 53 vota të deputetëve në këtë pozitë është zgjedhur Sergjan Sentiq i cili është zgjedhur për mandat tre vjeçar, me mundësi vazhdimi.

Kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë disa herë për shkak të mungesës së kuorumit nepër seanca.

Përveç Pantiq, në garë për këtë pozitë kanë qenë edhe Admir Rama, Ardian Maksuti, Esmir Kasi, Marja Raduloviq, Senad Ibishi dhe Sergjan Sentiq.

KALLXO.com ka raportuar se Admir Rama, kandidat për zëvendës të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve joshumicë, është familjar i Alim Ramës, i cili është sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e kësaj partie.

Të dy këta patën konfirmuar për KALLXO.com që janë nga e njëjta familje, por mohuan që Alim Rama të ketë pasur ndikim në përzgjedhjen e Admir Ramës.

Kandidati për zëvendës të Avokatit të Popullit – familjar i sekretarit organizativ të Vetëvendosjes