FOTO-Ilustrim

Serbia vendos gjobë 42 euro për ata që nuk bartin maska

Vendasit dhe vizitorët në Beograd të cilët nuk vendosin maska mbrojtëse në transportin publik apo në ambientet e mbyllura do të gjobiten në shumë me vlerë 5.000 dinarë (42.5 euro) të cilën qeveria e Serbisë e ka vendosur të premten, raporton Balkan Insight.

Qeveria zyrtarisht ka miratuar masat e shpallura të enjten për kufizimin e numrit të mbledhjes së njerëzve në ambientet e hapura dhe të mbyllura.