Foto: RTS

Serbia porosit afër dy milionë doza vaksinash ndaj COVID-19

Serbia ka blerë 1.8 milion doza të një vaksine të ardhshme COVID-19, tha të enjten presidenti serb Aleksandar Vuçiq, shkruan Balkan Insight.

“Deri më tani, ne kemi prokuruar 1 milionë e 800 mijë doza për fundin e këtij viti  dhe të gjithë vitit të ardhshëm përmes Sistemit COVAX. Aktualisht duket se do të jetë një vaksinë Pfizer-BioNTech, por ne gjithashtu jemi duke negociuar me partnerë kinezë dhe rusë , duke negociuar me të gjithë të tjerët nga kush mund të blejmë një vaksinë, sepse na duhen sasi shumë më të mëdha, “tha Vuçiq në një konferencë shtypi.

Sistemi COVAX u lansua në prill nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Komisioni Evropian dhe Franca.

Qëllimi i tij është të sigurojë akses në diagnostikimin, trajtimet dhe vaksinat COVID-19.