Spital i improvizuar në sallën e Panairit në Beograd Foto: mod.gov.rs
Serbia konfirmon edhe 193 raste të reja me COVID-19
26.6.2020 - 19:13
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 193 raste të reja me coronavirusin e ri, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në mbi 13 mijë e 500.
Sipas njoftimit, nga sëmundja COVID-19, që e shkakton coronavirusi i ri, ka vdekur edhe një person, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 265.
Gjatë 24 orëve janë testuar rreth tetë mijë persona, ndërsa që nga fillimi i pandemisë, janë testuar më shumë se 374 mijë njerëz.
Ministria e Shëndetësisë së Serbisë njoftoi më herët se për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, do të shtohet numri i spitaleve dhe klinikave që do të pranojnë pacientë me koronavirus./REL