Serbia emëron djathtistin ekstrem francez që ndihmon serbët në Kosovë në zyrën qendrore të diasporës

Serbia ka bërë Arnaud Gouillon-një shtetas francez i ekstremit të djathtë, i famshëm në Serbi për ndihmën ndaj serbëve të Kosovës- drejtor të ri për zyrën për bashkëpunim me diasporën dhe serbët në rajon.

Arnaud Gouillon është kryetar i organizatës ‘Solidarite Kosovo’- i njohur për pikëpamje ekstreme djathtiste dhe aktivitetin humanitar për minoritetin serb në Kosovë.

Kjo zyrë është pjesë e Ministrisë së punëve të jashtme, e cila tha në një konferencë për shtyp se Guillon kishte bërë veprime të shumta për të ndihmuar serbët në Kosovë dhe ka qenë duke shpërndarë të vërtetën për ndodhitë në ish Jugosllavi.

“Ai është autor dhe bashkautor i katër librave për Serbinë dhe Kosovën dhe fitues i disa çmimeve në Serbi dhe Republikën Srpska”, u tha në konferencën për shtyp.

Dragan Popoviq, drejtor i think-tank me qendër në Beograd, qendra për politikë praktike, e quajti këtë veprim “pjesërisht I bërë për marketing”.

Ai për BIRN tha se të emëruar si ky “në një sistem autokratik si ai në Serbi nuk mund të ketë rol serioz sepse marrja e vendimeve është e koncentruar në duart e Presidentit Aleksandër Vuçiq”.

Gouillon këtë emërim e quajti një nder të madh dhe falënderoi Presidentin Vuçiq dhe ministrin e punëve të jashtme, Nikola Selakoviq.

Ai tha se qëllimi kryesor i tij në këtë zyrë do jetë ruajtja e pavarësisë shpirtërore, kombëtare dhe kulturore e popullit serb jashtë shtetit amë, si dhe rregullimi i pozitës së diasporës serbe në rajon.

“Njerëzit në Kosovë, me të cilët kam kaluar 16 vite të jetës, më mësuan shembullin e tyre për të mos u dorëzuar kurrë”, shkroi ai në Twitter.

Gouillon mori shtetësi serbe në vitin 2015 për aktivitetin e tij në mbështetje të serbëve në Kosovë , sidomos ata që jetojnë në enklavat jugore. BalkanInsight