Serbia e para në botë për Investime të huaja

Serbia është renditur e parë në botë për Investimet e Huaja “Greenfield”, sipas FDi Intelligence, pjesë e Financial Times.

Menjëherë pas Serbisë është renditur Mali i Zi për investime te reja, me potencial për më shumë vende pune.

Të dhënat e FDI për investimet “Greenfield” sigurohen nga tregjet e FDi, dhe nuk llogariten fare investimet e imëta. Mali i Zi është në mesin e 13 vendeve të reja që indeksi i vitit 2019 që janë përfshirë 105 vende. Për të hyrë në mesin e shteteve që do të maten këto investime, duhet të realizohen të paktën 10 projekte të Investimeve të Huaja Direkte të gjelbërta në vitin paraprak. Kosova nuk është matur fare në këtë indeks.

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës pasi ka shpjeguar arritjet e Serbisë, ka thënë se Kosova është në pritje të premtimeve “premtimeve boshe dhe ‘bajate’ elektorale”.

Kurse, ekonomisti Rinor Gjonbalaj ka thënë se shtetet tjera po punojnë në praktik për të tërhequr investime të huaja direkte.

“Kosova po ‘synon’ investimet e huaja direkte, e Serbia po punon intenzivisht në praktikë”, ka thwnw Gjonbalaj.