Ilustrim

Serbi, 7 të vdekur në 24 orët e fundit nga coronavirusi

Në Serbi po rritet numri i të prekurve me COVID-19 por edhe i të vdekurve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 292 raste të reja me coronavirus, dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 2,200 persona.

Sipas Rts.rs, në 24 orët e fundit kanë vdekur 7 pacientë, duke ngritur numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga COVID-19 në 58.

Laboratori Mikrobiologjik ka njoftuar se që nga sot do të testojnë në minimum 1,000 persona në javë, me mundësi të rritjes së numrit të testeve.

Sipas raportimeve mbi rreth 1 mijë persona janë duke marrë tretman në spitale, ndërsa afro 100 pacientë janë në trajtim intenziv në respiratorë.