Zgjedhjet e mëhershme në Serbi | Foto: BETA

Serbi: 3 parti kalojnë pragun, shqiptarët sigurojnë 3 ulëse

Vetëm 3 parti politike kanë arritur të kalojnë pragun prej 3% për të qenë pjesë e Parlamentit në Serbi.

Sipas televizionit publik serb, RTS, kur janë numëruar 91.10 % e votave partia SNS e Aleksandar Vuçiqit do të ketë 191 ulëse në Parlament, pasi ka fituar 62.60% të votave.

Partia e Ivica Daçiq, SPS, do të ketë 33 ulëse, ndërsa pragun e ka kaluar edhe Lista Aleksander Shapiq (Fitore për Serbinë), e cila do të ketë 12 ulëse.

Nga partitë e minoriteteve, ajo që përfaqëson komunitetin hungarez do të ketë 7 ulëse.

Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar deri më tani ka të konfirmuara 2 ulëse, për dallim nga mbrëmë kur u raportua se shqiptarët do të kishin 4 deputetë në Parlamentin e Serbisë.

Ndërsa sipas Qendrës për Zgjedhje te Lira dhe Demokratike CESID pas numërimit të 93.4% të votave,  koalicioni i partive shqiptare i ka siguruar 3 ulëse.