FOTO - KALLXO

Serbët vendosin tendë të re në Jarinjë (Pamje)

Protestuesit serbë në pikën kufitare në Jarinjë kanë filluar të ngritin një tendë të re në shenjë rezistence ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa plotësuese të makinave.

Derisa, sot është raportuar për situatë kryesisht të qetë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, ku edhe janë të vëna bllokadat.

Gjatë ditës është vërejtur edhe numër më i madh i patrullave të KFOR-it.

Sipas ekipit të KALLXO.com që po ndjek zhvillimet nga afër, edhe gjatë ditë së sotme ka pasur qarkullim të madh të qytetarëve që po kalojnë kufirin në këmbë për shkak të bllokimit të rrugëve.