Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Serbët në Kosovë pesimistë për të ardhmen e tyre

Të dhënat e një sondazhi të realizuar së fundmi në Kosovë tregojnë se serbët nuk janë optimist kur bëhet fjalë për të ardhmen e tyre.

Sondazhi i botuar nga organizata joqeveritare me bazë në Kosovë, ‘Aktiv’ dhe ‘Radio KiM’, nënvizuan se vetëm 8 përqind e serbëve në Kosovë besojnë se jeta e tyre do të jetë më e mirë në tre vitet e ardhshme.

“Pakënaqësia e dukshme e të anketuarve për tendencat mbizotëruese socio-politike në Kosovë u përkthye në pesimizëm të qartë se diçka mund të ndryshohet në një drejtim pozitiv”, tha anketa e paraqitur të martën.

Gjysma e të anketuarve mendojnë se efektet e proceseve politike që po ndodhin tani  janë rreziku më i madh si i tyre, ashtu edhe për sigurinë e familjeve të tyre.

Në shkurt të vitit 2008 Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, e cila ende e konsideron atë si pjesë të saj.

Ajo u njoh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica e shteteve nga Bashkimi Evropian, por pavarësia e Kosovës vazhdon të kundërshtohet nga Rusia dhe Kina.

Sondazhi, i cili u krye midis 15 korrikut dhe 5 shtatorit të këtij viti me 540 njerëz në total me shtetas serbë, nga të cilët më shumë se gjysma jeton në jug të lumit Ibër.

92 përqind e të anketuarve thanë se tendencat e përgjithshme në Kosovë nuk janë në favor dhe nuk janë inkurajuese për komunitetin serb në Kosovë.

Problemi më i madh sipas 41 përqind të tyre është papunësia dhe pozicioni i keq ekonomik.

Rreth 60 përqind thanë se nuk ka asnjë politikan në Kosovë të cilit ata i besojnë. Vetëm 12.6 përqind e të anketuarve kanë besim te politikanët serbë në Kosovë.

“Kriza e besimit ka themelin e saj në perceptimin e vazhdueshëm të banorëve që liderët e tyre politikë nuk kujdesen sa duhet për interesat e vërteta të komunitetit serb në Kosovë”, thuhet në studim.

75.6 përqind e tyre thanë se nuk ndjehen të lirë të shprehin pikëpamjet e tyre politike, ndërsa 55 përqind e tyre deklarojnë se në pesë vitet e ardhshme ata nuk i shohin veten e tyre në Kosovë ose se do të largohen nëse u jepet mundësi.

Rreth 73 përqind e tyre nuk e mbështesin idenë e demarkacionit midis Serbisë dhe Kosovës.

Në shkallën 1 deri në 5, situata e sigurisë në Kosovë u vlerësua me 1.89, ndërsa politike me 1.79, njësoj si situata ekonomike.

Të pyetur se sa shpesh shkojnë në pjesë të Kosovës në të cilat shqiptarët janë me shumicë, rreth 50 përqind e të anketuarve thanë – rrallë, ndërsa rreth 22 përqind thanë “kurrë”. Vetëm rreth 8 përqind “shpesh”.

Rreth 45 përqind e serbëve në Kosovë besojnë se kur bëhet fjalë për politikën e jashtme dhe lobimin, ata duhet të mbështeten kryesisht në Rusi, ndërsa vetëm 8 përqind besojnë se duhet të jetë BE. SHBA favorizuan rreth 5 përqind, ndërsa rreth 38 përqind nuk u përgjigjën për këtë pyetje.

Serbët nga Kosova aleatin më të madh të tyre e konsiderojnë Moskën, me saktësisht Federatën Ruse e cila e mbështet Serbinë në lidhje me Kosovën në institucionet ndërkombëtare.

Raporti i plotë – LINK