Serbët bllokojnë Policinë në Zubin Potok

Disa qytetarë serbë kanë bllokuar një patrullë të Policisë së Kosovës, e cila lëvizte nga Bërnjaku në drejtim të Zubin Potokut.

Policia e Kosovës është bllokuar nga një grup qytetarësh serbë të cilët kanë vendosur në rrugë makina pa tabela.

Kjo bllokadë është vendosur  në hyrje të tunelit të parë në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Burime të KALLXO.com kanë konfirmuar se për të zhbllokuar bllokadën janë ftuar njësitet policore nga stacioni i Zubin Potokut.

Ky incident vjen pak ditë pasi Millan Radojiçiq është arratisur nga pika kufitare Bërnjak.

Për këtë shkak është suspenduar komandanti i kësaj pike kufitare.

Skandaloze: Millan Radojiçiq i arratiset Policisë së Kosovës