Foto-Reuters

Senatorja Warren e para në sondazhin e fundit të Demokratëve

Senatorja Demokrate e ShBA-së,  Elizabeth Warren, të mërkurën  kaloi në epërsi ndaj ish –Zv/Presidentit Joe Biden për herë të parë në një sondazh të madh të opinionit kombëtar për garën ndërmjet kandidatëve Demokratë për President, raporton Reuters.

Warren morri 27 për qind të votave duke tejkaluar Joe Biden që  i morri 25 për qind të votave sipas një sondazhi të Universitetit Quinnipiac të votuesve demokratë dhe votuesve të pavarur që mbështesin Demokratët, megjithëse epërsia e saj në sondazh është brenda marzhit të gabimit.

Rezultatet shënuan një dallim të konsiderueshëm nga sondazhet e mëparshme të Quinnipiac në garën për nominimin e kandidatit Demokrat që do të ballafaqohet me Presidentin Donald Trump në  zgjedhjet e Nëntorit, 2020. Biden kishte qenë përpara Warren që kur filloi votimin në mars dhe me 13 pikë më shumë nga sondazhi i njëjtë i kryer në gusht.

“Tani kemi një garë me dy kandidatë në krye të tabelës, duke lënë prapa pjesën  tjetër të kandidatëve,” tha analisti i sondazhit të Quinnipiac, Tim Malloy.

Ky sondazh nga Universiteti i Quinnipiac u krye nga datat 19-23 Shtator 2019.

Përgatiti- Senad Durguti