FOTO: Facebook Chris Murphy
Senatori amerikan, Murphy reagon për situatën në veri të Kosovës
Senatori amerikan, Chris Murphy ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës, pasi nga protestuesit serbë nga mesdita e së premtes, u pengua hyrja e kryetarëve të rinj në objektet e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Murphy u shpreh se në takimin e së hënës me kryeministrin, Albin Kurti, nuk është përmendur një plan për të hyrë në ndërtesat komunale dhe se sipas tij, Kurti “duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”.
Seantori amerikan thekson se zyrtarët kanë të drejtë ligjore dhe teknike për të hyrë në këto ndërtësa teksa shton se në një situatë të tensionuar “është një hap qëllimisht provokues dhe i panevojshëm”.
“Sapo fola me këshilltarin Derek Chollet dhe ky është zhvillim shqetësues. Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi një plan për të hyrë në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam kapur totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”- shkruan Murphy.
“Po, këto komuna janë pjesë e Kosovës dhe nën juridiksionin e Prishtinës. Këta zyrtarë kanë të drejtën ligjore teknike për të hyrë në këto ndërtesa. Por pikërisht në këtë moment, në një situatë kaq të tensionuar në veri, është një hap qëllimisht provokues dhe i panevojshëm”- shton ai.
Just off the phone with @CounselorDOS re this troubling development. In my meeting Monday in Pristina w/ PM Kurti, he made no reference of a plan to access municipal buildings. As a friend of Kosovo, I am caught totally by surprise and he should end this provocation immediately. https://t.co/PfF1BaVNB1
— Chris Murphy 🟧 (@ChrisMurphyCT) May 26, 2023
Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters më 22 maj vizituan Kosovën.
Që nga mesdita, në katër komunat e veriut të vendit është dëgjuar alarmi, ndërsa pranë disa objekteve komunale, si në Zveçan e në Zubin Potok, janë parë qytetarë të cilët kanë kundërshtuar futjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.
Pesë policë të Kosovës kanë pësuar lëndime të lehta trupore, pasi janë sulmuar nga protestuesit në Zveçan me mjete të forta dhe shok-bomba, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
KALLXO.com po raporton në kohë reale nga veriu i Kosovës.