Senatorët amerikanë në Prishtinë: Kosova dhe ShBA-të kanë aleancë speciale dhe të fuqishme

Dy zyrtarët amerikanë, senator në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy dhe Gary Peters, pohuan të hënën në Prishtinë përkrahjen për shtetin e Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, senatori, Chris Murphy tha se raportet mes dy vendeve janë të fuqishme.

“Senatori Peters dhe unë jemi për vizitë një javore në Ballkan, këtu, në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Nuk është rastësi që po e fillojmë vizitën këtu në Kosovë. Kjo aleancë, kjo marrëdhënie bilaterale është e fuqishme, e qëndrueshme dhe është jetike” – tha ai para gazetarëve.

Tutje, Murphy tha se ShBA-të e vlerësojnë punën e ekzekutivit kosovar në luftën kundër korrupsionit.

“E çmojmë shumë vëmendjen që qeveria po i kushton sundimit të ligjit dhe rritjes ekonomike, në një rajon ku ka ende nevojë për progres për luftimin e korrupsionit, për të siguruar që bizneset do të lulëzojnë. Kosova po udhëheq, kjo Qeveri e ka bërë të qartë që nga fillimi se luftimi i korrupsionit do të jetë në qendër të punës së saj” – tha ai.

“Jemi këtu për të siguruar që ShBA-të do ta bëjnë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur Kosovën në një rrugëtim drejt institucioneve transatlantike dhe BE-së”- deklaron senatori amerikan.

Chris Murphy foli edhe për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai u shprehë se shteti serb nuk duhet ta pengoj Kosovën drejt anëtarësimeve në organizma ndërkombëtarë ndërsa tha se vlerësojnë arritjen e marrëveshjeve, duke përfshirë atë të Asociacionit.

“Na vjen shumë mirë që po e shohim marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbinë që përfshinë njohjen e ndërsjellët të dokumenteve zyrtare por edhe hapat e vështirë që duhet të ndërmerren nga të dyja palët” – tha ai.

“Serbia duhet të ndalojë se penguari Kosovën drejt anëtarësimeve në organizatat ndërkombëtare, siç e tha edhe presidentja, Kosova ka marrë një përkushtim/zotim për të ju lejuar komunave (serbe) që të bëhen bashkë në një Asociacion. Zotimet sipas asaj marrëveshjeje të realizohen sa më shpejtë që është e mundur” – tha në mes tjerash senatori amerikan.

 

Në anën tjetër, senatori, Gary Peters tha se ShBA-të do ta ndihmojnë Kosovën në fushën e sigurisë, e në veçanti sigurisë kibernetike.

“Marrëdhënia mes Kosovës dhe ShBA është shumë speciale, nuk ka ndonjë vend në botë që ka miqësi me te madhe se këtu” – tha ai.

“Kosova është duke bërë atë që duhet për të mbrojtur lirinë. E dimë se çka mund të ndodhë me një vend që e shkel sovranitetin, ju po luftoni për sovranitet dhe ne do qëndrojmë për çdo hap. Ka qenë një takim shumë i mirë dhe do vazhdojmë të punojmë” – tha në fund të takimit Gary Peters.

Osmani: Marrëdhënia Kosovë – SHBA, ekzistenciale