Senatorët amerikanë flasin për Asociacionin: Është viti kur duhet të kryhet kjo çështje

Dy senatorët në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy dhe Gary Peters konfirmuar se temë diskutimi mes tyre dhe kryeministrin Albin Kurti ka qenë çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë të përbashkët për media, senatori, Chris Murphy tha se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është e rëndësishme të ndodh këtë vit.

Në anën tjetër, sipas tij, Serbia duhet të ndalojë së penguari Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“E dimë që kanë të bëjnë me zgjidhje të vështira në të dyja palët, Serbia duhet të ndaloj së penguari Kosovën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe mendojmë që është e kuptueshme që të lejohet që komunat me shumicë serbe të kenë njëfarë mundësie për të bashkërenditur shërbimet që i ofrojnë. Është viti kur duhet të kryhet kjo çështje dhe të mundësohet lëvizja drejtë normalizimit që do të dërgojë të njohja e ndërjellë” – tha senatori Murphy.

Ai tha se janë të gatshëm të i ndihmojnë Kosovës në këtë çështje.

Ndërsa, senatori Gary Peters foli lidhur më bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Kosovës sa i përket shërbimeve të armatosura.

“Sa i përket marrëdhënieve për shërbimet e armatosura kemi një bashkëpunim mes SHBA dhe Kosovës dhe çfarëdo incidenti që ndodh jeni të parët që ngritni dorën të bashkëpunoni me forcat amerikane” -tha ai.

Lidhur me këtë çështje, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se duhet zbatim i tërësishëm i marrëveshjes.

Kurti tha se më senatorët amerikanë ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

“Folëm për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy vendeve. Në takimin e fundit në Prishtinë me delegacionin amerikan, patëm theksuar se kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani të qëndrojmë me Ukrainën. Sot diskutuam mbi zhvillimet e fundit, qeverisjen më shumë se dy vjeçare. Biseduam edhe për marrëdhëniet me fqinjin verior Serbinë si dhe marrëveshjet e dialogut. Na duhet zbatim i tërësishëm i marrëveshjes” – tha ai.

Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters kanë qëndruar sot në Kosovë ku janë takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin, Albin Kurti.

Senatorët, Chris Murphy dhe Gary Peters i përkasin Partisë Demokratike, që është një nga dy partitë kryesore politike bashkëkohore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.