Senati i UP-së miraton programin e "Ballkanistikës" në Fakultetin e Filiologjisë

Senati i Universitetit të Prishtinës, “ Hasan Prishtina”, në mbledhjen e sotme ka miratuar programin e Ballkanistikës në Fakultetin Filiologjik.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli ka thënë se Kosova ka nevojë të ketë një program i cili merret me studimin e gjuhëve të Ballkanit.

Por Dugolli ka shtuar se duhet të bëhët rishqyrtimi për këtë program, pasi sipas tij nuk po përgadit kuadro.

“ Të ky program kërkohet bashkëpunim, ka nevojë që Kosova të jetë një program që merret  me gjuhët e Ballkanit, e që bazë e ka gjuhë  sllave. Ne duhet të përgatisim kuadro që i njohin këto gjuhë, sepse gjenerata e re nuk ka njohuri për to. Duhet të ceket se çka nënkupton termi Ballkanike, çka mësohet aty. Kultura dhe historia duhet të diskutohet edhe me Fakultetin Filozofik gjatë hartimit të programit. Ky program duhet të rishqyrtohet sepse nuk po përgatit kuadro”, ka thënë ai.

Ndërsa, Dekanja e Fakultetit të Filiologjisë, Lindita Sejdiu  Rugova ka theksuar se ky program është për të gjitha komunitetet dhe se kanë marrë letër nga Zyra e Kryeministrit për kërkesat që i kanë komunitetet  për mësimin e gjuhëve.

“Ideja e programit është të krijojë specialistë gjuhësor. Historia është vetëm një nga lëndët e cila do i hynte në punë vetëm ndonjë historiani. Esenca është të gjuha, ky program është për të gjitha komunitetet. Nuk janë vetëm gjuhët sllave është edhe greqishtja, rumanishtja. Këto nuk janë studime kulturore janë gjuhësore më shumë, kemi marrë letër edhe nga zyra e Kryeministrit për kerkësat që i kanë minoritetet për mësim të gjuhëve”, tha Tahiri Rugobva.