Senati i UP-së mban sot mbledhje

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje janë 6 pika të ndryshme, ku disa prej tyre janë shqyrtimi i kërkesave për miratim të temës dhe aprovim të mentorit në studimet e doktoratës sipas raportit të KQSD-së, për kandidatët nga njësitë akademike të UP-së, shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për ratifikim të punimeve të doktoratës sipas raportit të KQSD-së, për kandidatët nga njësitë akademike të UP-së.

Pikë e rendit të ditës po ashtu do të jetë edhe avancnimi i stafit akademik që kishin mbetur në gjysmë për shkak të pandemisë si dhe marrja e vendimit për kategorinë e asistentëve që kanë pasur 10 vjet e më shumë përvojë pune në UP në momentin e ndërprerjes së kontratës së punës në vitin akademik 2019/20, për shkak të mungesës së doktoratës, e të cilët ndërkohë kanë doktoruar.

Mbledhja do të mbahet në orën 14:00 në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare (salla e ceremonive).

Këtu mund ta shihni agjendën e plotë.