Senati Amerikan konfirmon shqiptarin Toro si gjyqtar në Gjykatën e Taksave

Senati konfirmon në një zë shqiptarin Emin Toro si gjyqtar në Gjykatën e Taksave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu senati konfirmoi dhe gjyqtarin Courtney Dundar Jones.

Emin Toro është shqiptari i parë i cili emërohet nga administrata e presidentit Donald Trump për një post kaq të rëndësishëm me një mandat 15 vjeçar dhe që miratohet nga senati amerikan.

“Historia ime personale më jep një vlerësim të thellë për Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, sistemin ligjor amerikan dhe rëndësinë e sundimit të ligjit. Nëse do të konfirmohem nga Senati, do të punoj çdo ditë, të administroj drejtësinë pa respekt ndaj personave drejta të barabarta për të varfërit dhe të pasurit e duke i shërbyer vendit që unë detyrohem kaq shumë” tha Toro në mbyllje të fjalës së tij para anëtarëve të senatit në seancë dëgjimore të datës 10 maj 2019.

Kush është Emin Toro

I larguar nga Tirana që kur ishte adoleshent Toro ka punuar si avokat taksash në kompani të rëndësishme duke praktikuar ligjin e taksave për një periudhë 16 vjeçare duke përfaqësuar klientë edhe në Gjykatën e Taksave ku ai është nominuar për të shërbyer, për një afat 15 vjeçar, nëse do miratohet, transmeton oranews.

Në 2007 Toro u emërua në Kolegjin amerikan të Këshillimit Tatimor, një shoqatë profesionale e avokatëve tatimorë.

Më parë ai punoi si nëpunës i Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Amerikës, Clarence Thomas dhe gjyqtarit Karen LeCraft Henderson i Gjykatës së Apelit Amerikan për DC Circuit.

Në 2008 u emërua partner në Covington & Burley, një firmë juridike ndërkombëtare me zyra në Pekin, Bruksel, Nju Jork, Seul, Dubai, Shangai, Silocon Valley dhe Ëashington, Los Angeles, ku këshillohen mbi çmimet e transferimit ndërkufitar, transfertat e aseteve ndërkombëtare, optimizimin e taksave./RTK

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!