Sëmuret aktori, anulohet shfaqja në Teatrin e Gjilanit

Teatri i Gjilanit ka anuluar dhënien e shfaqjes “Audienca e Vaclav Havelit”. Kjo shfaqje ishte planifikuar të shfaqet sot, 10.12.2020, në ora 16:00 në këtë teatër.

Përmes një njoftimin Facebook, menaxhmenti i këtij teatri ka bërë të ditur se anulimi i shfaqjes mysafire nga Qendrës Multimedia.

“Shfaqja mysafire e Qendrës Multimedia “Audienca e Vaclav Havelit” e planifikuar të jepet sonte, e enjte, me fillim nga ora 16:00, anulohet, për shkaqe shëndetësore të njërit nga aktorët e shfaqjes. Teatri i Gjilanit i uron shëndet aktorit dhe kërkon mirëkuptim nga publiku i jonë i dashur!”, thuhet në njoftimin e teatrit të Qytetit të Gjilanit.