Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020
Sëmundjet ngjitëse morën jetën e 63 qytetarëve të Kosovës gjatë vitit 2018
Gjatë vitit 2018 në Kosovë kanë vdekur 63 qytetarë nga sëmundjet ngjitëse, sipas statistikave që KALLXO.com i ka marrë në Ministrinë e Shëndetsisë.
Sëmundja që më së shumti ka shkaktuar vdekje është sëmundja e Sepsis apo infeksionit të gjakut e cila është sëmundje ngjitëse dhe mori jetën e 21 qytetarëve.
Nga Infiltratio pulmo kanë vdekur 14, 8 persona nga sëmundja kronike e Meningoencephalitis, nga influenca A (grip i llojit A)kanë vdekur shtatë persona, katër nga WNV dhe sëmundje të tjera kronike, tre nga tuberkulozi në mushkri dhe, dy nga sëmundja e Meningoencephalitis purulenta, dy nga Pneumonia bill, një nga Gastroenterocolitis akute dhe një nga Meningoencephalitis tbc (tuberkuloz)
Tutje, sipas këtyre statistikave nga sëmundja e Tuberkulozit i cili përmes organeve të frymëmarrjes arrin në organizëm janë prekur 702 persona në nivel vendi.
Gjinia mashkullore është më e prekur nga kjo sëmundje.
355 janë meshkuj dhe 347 femra.
Ndërsa sa i përket nivelit komunal, komuna e Prishtinës gjatë vitit 2018 ka pasur më së shumti të prekur, 138 sosh.
Tuberkulozi është sëmundje ngjitëse, e cila përmes organëve të frymëmarrjes depërton në organizëm, ndikimi më të madh mund të ketë në mushkri.
Ministria nuk ka ofruar të dhëna mbi sëmundjet infektive në vitin 2019.