Sëmundja e tërbimit, komuna e Drenasit vaksinon qentë shtëpiakë

Komuna e Drenasit ka njoftuar të gjithë pronarët të mbajnë qen shtëpiakë në Drenas se Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, do të fillojë vaksinimin e qenve nga sëmundja e tërbimit.

Sipas njoftimit të bërë nga Komuna e Drenasit, vaksinimi qenve shtëpiakë do të fillojë nga data 25 tetor deri më 8 dhjetor të këtij viti.

Po ashtu Komuna e Drenasit ka njoftuar se vaksinimi do të bëhet në të gjitha fshatrat e Komunës, dhe do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

“Kërkojmë nga administratorët e të gjitha fshatrave të Komunës së Drenasit, si dhe pronarët e qenve shtëpiak të bashkëpunojnë me kompaninë  Ambulanca Veterinare për realizimin e projektit për vaksinimin e qenve shtëpiak kundër sëmundjes së tërbimi”, thuhet në njoftim.