Selmanaj: Marrëveshja në Uashington nuk nxjerr detyrim për ratifikim në Kuvend

Zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se Marrëveshja e 4 shtatorit e nënshkruar në Uashington, nga Kosova dhe Serbia, nuk nxjerr detyrim për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Duke folur për këtë Marrëveshje, ai tha se ky është hapi më i madh që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe është hap i madh drejt njohjes.

“Mundemi të mos pajtohemi, por që nga viti 2008 nuk kemi qenë qendërr fokus i veçantë i ShBA-ve. Goditjen më të madhe i kemi dhënë në vitin 2015, me gaz lotësjellës, e Zajednicë, e deri tek paranojë për të shkuar në SHBA”, tha Selmanaj.

Ai deklaroi se duhet t’i njihet merita e Qeverisë Hoti, pasi sipas tij, e kthej partneritetin me ShBA-të.

“Sa herë janë involvu ShBA të disi natyrishëm kemi ndërtu konsensus kombëtar, që nga viti 1990. Përmes fondeve të MCC, Kosova për herë të parë do të furnizohet me gas, që do të realizojë revolucion ekonomik”, deklaroi Selmanaj.