Selmanaj: LDK-ja po vazhdon të jetë shkollë e demokracisë për partitë e tjera

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, deklaroi se procesi i brendshëm i LDK-së është shembull për partitë e tjera.

Sipas Selmanajt, LDK-ja po vazhdon të jetë shkollë e demokracisë.

“LDK-ja po vazhdon të jetë shkollë për demokraci për partitë të tjera. Kemi një garë, tre kandidatë secili më i mirë se tjetri. Kështu duhet parë si atmosferë tejet e mirë, e kjo më pas të reflektojë edhe te partitë tjera, kështu duhet themeluar demokracia brenda partisë”, u shpreh ai në një konferencë për media gjatë mbajtjes së kuvendit ku pritet të zgjidhen kryetari dhe kryesia e LDK-së.